E drejta për shëndetin dhe ushtrimi i saj

Da Wiki Inmp.
Versione del 4 nov 2015 alle 10:14 di M.mormile (Discussione | contributi)

(diff) ← Versione meno recente | Versione attuale (diff) | Versione più recente → (diff)

Languages:

ItalianoFlag of Italy 28x39.png
EnglishFlag of the United Kingdom 28x39.png
FrançaisFlag of France 28x39.png
EspañolFlag of Spain 28x39.png
al-ʿArabiyyahFlag of the Arab League 26x40.png
ShqipeFlag of Albania 28x39.png
BanglaFlag of Bangladesh 28x39.png

Logo HomeWiki.jpg

E drejta për shëndetin

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (SSN) është një sistem i "funksioneve, strukturave, shërbimeve dhe aktiviteteve të destinuara, për promovimin, ruajtjen dhe rekuperimin e shëndetit fizik dhe mendor të të gjithë popullsisë, pa dallim nga kushtet individuale apo shoqërore dhe sipas mënyrave që sigurojnë barazinë e qytetarëve lidhur me shërbimin"[1]   Me krijimin e saj i jepet konkretizim i plotë nenit 32 të Kushtetutës italiane i cili thotë: "Republika mbron shëndetin si e drejtë themelore e individit dhe e interesave të kolektivitetit, dhe u garanton mjekime falas të vobektëve. Askujt nuk mund ti imponohet një trajtim i veçantë mjekësor, me përjashtim të rasteve kur urdhërohet me ligj. Ligji nuk mund të shkelë, në asnjë rast, kufizimet e përcaktuara nga respekti per njeriun».

Legjislacioni shëndetësor që ka Italia njeh, pra, shëndetin si një e drejtë themelore e individit dhe përfshin tërësisht qytetarët e huaj, në pozita të rregullsisë ligjore, në sistemin e të drejtave dhe detyrave në lidhje me asistencën shëndetësore, në mënyrë që të gjithë mund të gëzojnë të njëjtat mundësi për shëndetin. [2]

Ushtrimi i të drejtës për shëndetin

Konsulto rregullat rajonale në ushtrimin e të drejtës për shëndetin
AbruzzoBasilicataCalabriaCampaniaEmilia RomagnaFriuli Venezia GiuliaLazioLiguriaLombardiaMarcheMolisePiemonteProvincia di BolzanoProvincia di TrentoPugliaSardegnaSiciliaToscanaUmbriaValle d'AostaVeneto
Kliko mbi një krahinë për të hyrë në informacionet lidhur me atë territor.

Hyrja në shërbimet e ofruara nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar është bazuar mbi parimet e universalitetit, barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, për të përcaktuar shtrirjen dhe kufijtë e ushtrimit të kësaj të drejte nga shtetasit e huaj, duhet të merren në konsideratë disa kushte specifike. Për të patur informacione më të detajuara konsulto faqet e mëposhtëme:

Për informacione specifike në lidhje me ushtrimin efektiv mbi shëndetin duhet të konsultohen rregullat e parashikuara nga secili Rajon. Në Itali, në fakt, si rezultat i Ligjit Kushtetues nr. 3 të datës 18 tetor 2001, i takon Rajoneve, kompentenca legislative në drejtim të mbrojtjes së shëndetit por është detyrë e Shtetit për të garantuar drejtësinë e zbatimit të kësaj të drejte të sanksionuar në Kushtetutë, përmes monitorimit të ofrimit të shërbimeve të parashikuara në Nivelet Esenciale të asistencës (LEA)’’’ Meqënëse autonomia e Rajoneve nganjëherë ka çuar në një fragmentim të caktuar dhe jo homogjen në hyrjen për kurimet nga ana e shtetasit të huaj, në vitin 2012 Shteti, Rajonet dhe Provincat autonome kanë nënshkruar një marrëveshje për të siguruar njëtrajtshmëri më të madhe të mënyrave për hyrjen në asistencën shëndetësore të popullatën me origjinë të huaj.

Shënim

1.  Neni 1 i Legge 833/78 “Istituzione del Servizio Sanitario Nazionale” (Ligjit 833/78 “Instituti i Shërbimit Shëndetsor Kombëtar ”). Shikimi i funditl me datë 23/04/2015. 2.  Nenet 34, 35 e 36 të Testo unico delle disposizioni concernenti la disciplina dell'immigrazione e norme sulla condizione dello straniero” (“Teksit unik të dispozitave në lidhje me disiplinën e emigracionit dhe normat mbi statusin e të huajit“) D.Ligji. 25 korrik 1998, n. 286. Shikimi i fundit me datë 23/04/2015.